Besimtari musliman ecën 3 vjet në këmbë për të mbërritur në Mekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2022, 20:21

Një musliman nga Afrika e Jugut ka treguar për mediat se tre vjet pasi u nis nga vendi i tij i origjinës ka mbërritur këtë javë në Mekë duke ecur vetëm në këmbë. Saheed ka treguar se ai ka kaluar nëpër një numër vendesh afrikane përpara se të mbërrinte në destinacionin e tij përfundimtar.

Menjëherë pas mbërritjes në Arabinë Saudite, muslimani që jeton në Cape Town, Afrika e Jugut tregoi përvojën e tij në media. Ai ka treguar se udhëtimin e tij e ka nisur më 30 gusht 2018 dhe ka qenë në Sudan, Egjipt, Zimbabve, Tanzani, Kenia dhe Palestinë. Por pas kësaj ai u detyrua të ndalonte udhëtimin për shkak të mbylljes së kufirit COVID-19.

Saheed thotë se ka kaluar më shumë se një vit në Palestinë dhe, pasi kufiri u rihap ka vazhduar udhëtimin e tij përmes Jordanisë dhe Medinës në rrugën e tij për në Mekë. Saheed, një vendas nga Cape Town, deklaroi se do të kthehet në këmbë në vendin e tij të origjinës menjëherë pas Haxhit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit