Milani vazhdon të interesohet për futbollistë të ndryshëm, por kur mëson çmimet ose rrogat që ata kërkojnë zmbrapset dhe mbyll tratativat.
I tillë është edhe rasti me futbollistin e PSG-së, Abdou Diallo.
Mbrojtësi francez kushton shtrenjt dhe mediat italiane raportojnë se çmimi i tij, që nuk bëhet publik, është i paarritshëm për kuqezinjtë.
Gjithsesi, për Diallo nuk do të largohet interesimi, pasi skuadra të tjera italiane si Interi dhe Juventusi mbesin në garë për të.
Milan ndërkohë duhet të hedhë sytë nga lojtarë të tjerë për të përforcuar ekipin në këtë merkato.