Një shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën kufitare të Prefekturës Thesproti, Greqi. Sipas mediave greke ndaj shqiptarit është ngritur një kallëzim penal për transport të emigrantëve të paligjshëm. Pasi policia ka lokalizuar kamionin, shoferi shqiptar ka tentuar të arratiset duke braktisur automjetin e tij dhe duke ecur në këmbë. Pas kërkimeve të shumta, shoferi shqiptar u arrestua ndërsa po kërkohet bashkëpunëtori i tij.
Brenda automjetit janë gjetur dhe arrestuar (36) shtetas bangladeshas të cilëve u mungonin dokumentet e qendrimit në Greqi por edhe të udhëtimit për jashtë vendit. Pas hetimeve të policisë u zbulua se të huajt kishin hipur në automjet disa orë më parë nga zona e Peloponezit me destinacion kufirin greko-shqiptar, për t'u larguar më pas nga vendi, pasi kishin paguar më parë një shumë parash 200 euro secili. Kamioni është sekuestruar, ndërsa i arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale Thesproti.