Shpërtheu gallata në rrjet pak ditë më parë kur grupi polifonik “Zëri i Bilbilit” i kushtoi Edi Ramës këngë në hapjen e tunelit të Skërficës. Teksi i mbushur me elozhe me një lëpirje të frikshme qeverisë, Ballukut, Gjiknurit e sidomos liderit suprem nxiti polemika të pashmangshme në rrjet.
Ironike apo jo? Lavde e këngë një qeverie e cila e shet detyrën sikur ia ka borxh popullit, kur në fakt rruga është bërë me paratë e qytetarëve, që janë hedhur në shifra të frikshme në xhepin e oligarkut Rrok Gjoka.
Shumica akuzuan popullin se e meriton këtë qeverisje, por kur të mësoni arsyen e “bilbilosjes” së bilbilave të grupit polifonik mbase nuk do i vini edhe aq shumë faj… ose në të kundërt, do i komentoni edhe më shumë.
Ky grup polifonik paguhet për dreka e darka qeveritare me paratë e bashkisë Sarandë, të cilat ua jep kryebashkiaku Adrian Gurma në bashkëpunim me biznesmenët. Në këtë rast një cikërrimë të miliardave që i ka dhënë Rama për rrugën Kaqrdhiq-Delvinë, Gjoka ka qërasur bilbilat.
Bilbilat e “Zëri i Bilbilave”:
Kryetari Sinan Ahmeti
-Shef Sigurie në Portin e Sarandës, rroga: 1 Mln Lekë.
-Këshilltar bashkiak për PSD e Tomë Doshit
Agron Xhuvani
-Specialist në Policinë e Sarandës, rroga: 700 Mijë
Lekë.