Rrëfehet vajza nga Vlora: Tre djem donin të më përdhunonin, më futën në makinë dhe..

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2017, 21:11

vajzaNjë vajzë e moshës 15 vjeçe nga qyteti i Vlorës ka denoncuar ditën e djeshme një rast të rëndë tentative për përdhunim, i cili ka ndodhur më datë 4 janar, por që vetëm ditën e djeshme vajza ka mundur të bëjë kallëzimin në polici.

15-vjeçarja me inicialet F.A., tregon se ishin tre djem ata që kanë tentuar ta fusin me dhunë në një makinë tip “Benz” në lagjen “24 maji”, por që fatmirësisht ajo ka arritur t’ia mbathë në kohë. Vajza ka dhënë detaje në lidhje me automjetin, në praninë e familjarëve, si dhe ka treguar çfarë dinte për tre djemtë.

Bazuar në dëshminë e vajzës, policia e qytetit bregdetar ka arritur të vërtetojë se automjeti në fjalë është me targa KO 6890 B dhe në pronësi të H.K., banues po në Vlorë. Automjeti i tij, tip “Benz” është gjetur i braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të Vjetër.

Shtetasi me iniciale H.K., është shpallur në kërkim, pasi rezulton pronar i automjetit por mbetet hetimeve të konfirmojnë rastin e denoncuar nga vajza. Sipas grupit hetimor po hetohet pse vajza ka bërë kallëzimin pas tetë ditësh dhe nëse rasti në fjalë është i vërtetë apo diçka e ka shtyrë 15-vjeçaren për këtë kallëzim.

Është e vështirë që të identifikohet autori, duke qenë se vetë vajza ka treguar se nuk e njihte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit