E bëri për spital, Stresi: BMT më kërcënonte me jetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.07.2022, 12:20

Pas sherrit Cllevio-Noizy, është regjistruar një konflikt tjetër mes reperave shqiptarë.

Konkretisht grupi i reperit Stresi ka dhunuar keq anëtarin e TBA, i njohur si BMT.

Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej me gjak në fytyrë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e psikologjike.

Dhuna ndaj tij ka ardhur pasi sipas BMT shante dhe ofendonte familjen e Stresit në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah.

Me konkretisht konflikti ka nisur pasi sipas Stresit, BMT e shante nga familja. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruante reperi krahas fotos së BMT i cili ishte i gjakosur.

Ndërkohë më poshtë është edhe videoja e cila u bë arsyeja e sherrit të shokëve të Stresit me BMT.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit