E rëndë: Shtetasi arab godet me veturë tri këmbësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2022, 09:32

Një vozitës, shtetas i Arabisë Saudite, ka goditur dje tri vajza, këmbësore, me veturën e tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, diku rreth orës 10:30.

Policia njofton se shkak i aksidentit ka qenë pakujdësia, teksa viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

“Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar. Rasti në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit