NP “Parkingu” Tetovë kërkon nga qytetarët që mos i rrahin punonjësit e parkingut të qytetit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 19:59

Ndërmarrja publike “Parkingu” Tetovë me një apel në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që mos sulmojnë të punësuarit e parkingut të qytetit.

“Të nderuar qytetarë, Fatkeqësisht, sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” nuk po ndalen asesi. Punonjësit tanë dje janë sulmuar sërish fizikisht dhe verbalisht nga një qytetar, automjeti i të cilit ka qenë i parkuar në mënyrë të parregullt. Sulmuesi është raportuar në polici dhe do të përballet me sanksionet e duhura.

Ngjarje të tilla të shëmtuara nuk i bëjnë dobi askujt, përkundrazi i japin imazh të keq qytetit.

Apelojmë sërish që sa më parë të ndërpriten sjelljet e këtilla të dhunshme dhe të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të cilat vlejnë për të gjithë njëlloj. Detyra jonë është të vendosim rregull në parkim, i cili duhet të jetë në përputhje me rregulloret. Nga kjo përfitojnë të gjithë, si shoferët ashtu edhe këmbësorët. Një rend më i mirë mund të krijohet vetëm duke punuar së bashku” shkruajnë nga Parkingu i qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit