Ardian Çela i jep 450 milionë kunatit të Vilma Nushit për të printuar faturat që hidhen te shkallët e pallatit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.07.2022, 19:25

Jetojmë në kohën e dixhitalizmit dhe të teknologjisë, por duket se kjo nuk vlen edhe aq shumë për Shqipërinë. Ndonëse Rama mburret se tashmë gjithçka është online, duket se jo të gjithë e zbatojnë këtë ide. Njëri prej tyre është edhe institucioni i OSHEE i cili ka vendosur të organizojë një tender të habitshëm për printimin e faturave të energjisë elektrike dhe zarfimin e tyre.

Bëhet fjalë për një tender që shkon gati deri në 500 milionë lekë të vjetra. Nuk kuptohet në fakt se përse është i nevojshëm një tender i tillë kur të gjithë qytetarët mund të aksesojnë fare lehtë faturën e tyre mujore online nga faqja e këtij institucioni.

Gjithsesi tenderi është zhvilluar dhe mban numrin e referencës REF-29894-05-18-2022. Objekti i tij zyrtarisht është “Printimi i Faturës së Energjisë Elektrike dhe zarfimi në versionin self mailer” me fond limit 39,750,000 lekë të reja pa TVSH. Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se kanë marrë pjesë 3 kompani ku për habi 2 nuk kanë ofruar fare ofertë.

Rrjedhimisht fitues është shpallur vetëm kompania që ka dhënë ofertë e që në këtë rast është grupimi i kompanive “INTERLOGISTIC & Inpress” me vlerë të ofruar 38,100,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 450 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shohim se cilët janë pronarët fitues vihet re se bëhët fjalë për kunatin e Vilma Nushit, Edmond Hido. Ky i fundit zotëron kompaninë INTERLOGISTIC. Ndërkaq rezulton se vlera fituese është sa 95.85% e fondit limit, çka rrit dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit