MPB bën thirrje të çlajmrohen veturat që nuk janë regjistruar më tepër se dy vjet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 17:12

Ministria e Punëve të Brendshme informon se sipas dispozitave nga Ligji për automjete të gjithë ata të cilët llogariten si pronarë të automjeteve për të cilët nuk e kanë vazhduar vlefshmërinë e lejes së qarkullimit më shumë se dy vjet, ligjërisht janë ta çlajmërojnë automjetin në MPB gjegjësisht në rajonin e regjistrimit ku automjeti llogaritet në evidencë.

“Sipas normave të përshkruara, pronari i automjeteve obligohet ta çlajmërojë automjetin e tij tek organi që e ka regjistruar nëse automjeti është shkatërruar, gjegjësisht ka status të automjetit të shfrytëzuar, sipas rregullave për mbrojtje të mjedisit jetësor, nëse automjeti është nxjerr jashtë në mënyrë të përhershme nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse automjeti regjistrohet jashtë vendit për shkak të zhvendosjes së pronarit të automjetit ose për arsye të tjera”, sqarojnë nga MPB-ja.

Nga MPB-ja apelojnë tek qytetarët-pronarë të kategorisë së tillë të automjeteve, më së voni deri më 31.12.2022 ta kryejnë obligimin ligjor për çlajmërimin e automjetit, sipas procedurës ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit