Njoftim i rëndësishëm për fëmijët që kanë lindur nga 1 janari 2014

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 12:19

Ministria e Financave të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga sot hapet aplikimi për përfitime të Shtesave për Fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014.

Nga kjo ministri kanë bërë me dije se nga muaji gusht do të shtohet edhe gjenerata e lindur nga 1 janari 2013, derisa në muajin shtator do të shtohet gjenerata e 2012-ës.

“Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”, shton njoftimi.

Derisa kanë treguar edhe kushtet për aplikim dhe datën kur kryhen pagesat.

“Rikujtojmë qytetarët se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike. Gjithashtu, vlen të theksohet se aplikimi për Shtesa për Fëmijë tashmë do të jetë vazhdimisht i hapur në platformën eKosova, kurse pagesa do të bëhet me datë 25, apo ditën vijuese të punës, të çdo muaji”, përfundon komunikata.

Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim: KËTU

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit