Nga sot nis regjimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e rënda të transportit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2022, 12:21

Nga sot fillon të zbatohet regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën e verës nga periudha 01.07 deri më 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda mallrash, pesha totale e të cilave kalon 15 tonë gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Intervalet kohore janë si më poshtë:

E premte: 17:00 – 22:00

E shtunë: 09:00 – 18:00

E diel: 09:00 – 22:00.

Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të jetë i vlefshëm edhe nga e hëna në të enjte nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Kufizimi nuk zbatohet për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihma humanitare, drithëra dhe mallra që prishen, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete që kryejnë transport për kompanitë që kanë lidhur kontrata për ekzekutimin e projekteve në rrugët shtetërore me NP “Rrugët Shtetërore”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit