Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shëngjin. Mësohet se i është vënë lëndë plasëse një servisi makinash.
Servisi është në pronësi të Tol Mhillajt. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë /Informacion paraprak
Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.