Zonat të cilat “parashikohen” me stuhi të fuqishme dhe të reshura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 13:48

Dita e sotme ka filluar me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të fuqishme.

Njëkohësisht, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me ç’rast priten edhe dëme materiale.

Temperaturat maksimale në shkallë vendi do të luhaten prej 31 deri në 34°C, shkruan meteokosova.

Pra, rreth orës 14:00 pritet të arrijnë informatat e reja dhe do të mundohemi ta përditësojmë hartën, varësisht nga ndryshimet në parametrat meteorologike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit