Ekipe të Odës ekonomike prej nesër në Tabanoc

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2022, 13:29

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut prej nesër deri në fund të gushtit do të dërgojë ekipe të saja në vendkalimin kufitar Tabanoc për të konfirmuar si vijojnë procedurat gjatë importit dhe eksportit të mallrave dhe nëse janë të sakta deklaratat e kompanive se kamionë të tyre bllokohen dhe presin prej tre deri në katër ditë.

Ekipe do të jenë në Tabanoc nga ora 9 deri në orën 15 dhe do të kanë shënime përkatëse për t’i njohur nga kompanitë dhe shërbimet. Për ta është e siguruar edhe zyrë nga Drejtoria doganore.

Oda ekonomike paralajmëron edhe se prej sot në ueb faqen e saj është publikuar thirrje deri tek kompanitë – t’i adresojnë indikacionet e tyre për problematikat dhe situatat e Tabanocit.

Para tre muajve, në takim me Odën ekonomike të Serbisë e cila u realizua pikërisht në Tabanoc, u konstatua se kontrollet doganore dhe policore për kamionët zgjasin rreth katër minuta, por tërë procedura me kontrollet veterinare dhe fitosanitare, është rreth gjysmë ore.

Në tremujorin e parë të vitit, vëllimi i këmbimit me Serbinë është i rritur për 26 për qind. Eksporti ynë është rritur për 34 për qind, ndërsa eksporti shënon 23 për qind rritje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit