Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së dielës në një klub nate në Londër.
Mësohet se jashtë klubit të natës Libertine Mayfair një grup djemsh janë përplasur fizikisht me rojet e lokalit.
Siç shihet në video situata është tejet e tensionuar dhe dhuna nuk mungon.
Mësohet se grupi i djemve ishte i përbërë nga shqiptarë, ndërsa shihen se mbanë në duar hanxharë.
Shqiptarët nuk kanë nguruar dhe kanë qëlluar në drejtim të rojeve të klubit të natës duke i lënduar.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri brutal të regjistruar në Londër.