Mariel Murati është pronari i “Yacht” hotel në Sarandë i cili ishte shënjestër e një atentati me tritol mbrëmjen e sotme. Një sasi lëndë plasëse u shpërthye në pjesën e garazhit të hotelit luksoz në Sarandë. Mariel Murati i cili është aktualisht drejtor i FSKDSH-së ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e di kush mund të jetë autori.
Nuk kam konflikt me askënd.
Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij shpêrthimi me tritol i cili vlen të thuhet se nuk është i pari për “Yacht” hotel. Kjo pasi më 9 shkurt të vitit 2021 një sadi tritoli iu vendos godinës që ishte ende në ndërtim. Shpêrthimi ka ndodhur në momentin që roja ka ndezur dritat pasi eksplozivi ka qenë i lidhur me elektricitetin.
Mbetet për t’u parë nga hetimet se kush ka qenë shënjestra e këtij atentati pasi vlen të thuhet se më parë Mariel Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë.