Presidenti i SHBA as nuk e njohu/ Edi Rama: Biden tha fjalët më të mira për Shqipërinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.06.2022, 00:46

Fotot e shkrepura ditën e sotme në Madrid në kuadër të Samitit të NATO-s treguan qartazi se Presidenti i SHBA-ve Joe Biden as nuk e kishte idenë se kush ishte Edi Rama.

Ndërkohë që ky i fundit iu afrua për të shkrepur një foto për Facebook, presidenti amerikan e shikonte çuditshëm.

Edi Rama tha se temë e diskutimit me të ishte roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e Sigurimit por edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndër të tjera, Rama tha se Biden ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë.

“Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”,-deklaroi ai ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit