Një 25-vjeçare është gjendur pa shenja jete sot në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.06.2022, 16:35

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 në rrugën “Lekë Dukagjini” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se bazuar në informacionet e para, dyshohet se e njëjta ka bërë vetëvrasje.

Ai ka thënë se policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore të ekzaminimit.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit