Interi duket i fiksuar pas futbollistëve shqiptarë. Pasi zyrtarizoi Kristjan Asllani, i cili ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me zikaltërit, drejtuesit e Interit hedhin sytë edhe te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniarit, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës dhe i kombëtares kuqezi.
22-vjeçari, në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total 17 ndeshhe në Serinë A. Ai ka fituar gradualisht besimin e Mourinhos dhe projektohet si titullar në sezonin e ri, por mesa duket Interi po tenton t'ia rrëmbejë nga duart.