Përfundon manifestimi në Gazimestan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 15:06

Ka përfunduar manifestimi i serbëve në Gazimestan te monumenti i heronjëve.

Ata janë shpërndarë të qetë pas shërbimit që u krye aty nga Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.

Gjatë qëndrimit atje serbët kanë shpalosur flamujt e Serbisë dhe kanë kënduar këngë nacionaliste,raporton Kosovoonline.

Policia e Kosovës ka qenë prezentë për të siguruar mbarëvajtjen e organizimit, teksa disa serbë i ka kthyer mbrapsht pasi me vete mbanin simbole me mesazhe nacionaliste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit