Ish-kunata e Ramës ble 750 MLN LEKË krevat dysh për zyrën me paratë e popullit shqiptar!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.06.2022, 15:25

Albana Fico, ish-kunata e kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht drejtoresha e QSUT ka mobiluar zyrën e saj dhe të drejtorëve me paratë e popullit.

Duket se Rama i mban afër njerëzit e ish-gruas, si burrin e ri Bledi Çuçin të cilin e ka bërë ministër të Brendshëm ashtu edhe ish-kunatën të cilën e emëroi drejtoreshë pasi çoi Enkelin Jotin në QSUT.

Kjo për shkakun se vetëm personave të afërm mund t’jua besojë zhvatjen e taksave të popullit! Në një tender të fundit të zhvilluar nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, QSUT do mobilojë zyrat me paratë e popullit të varfër shqiptar.

Në mobilimin e zyrave janë kërkuar orendi dhe sende nga më modernet ku në listë janë përfshirë edhe kasafortat, televizorët apo shtretërit tek dhe dysh.

Për çfarë mund t’i hyjë në punë krevati dysh në zyrën e saj drejtoreshë Albana Ficos? Apo kasafortat? Kjo është përgjigje që i takon drejtësisë ta zbulojë, nëse ekziston ende në këtë vend.

Tenderi i shumë kontestuar për skualifilim të të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit, i është dhënë RO-AL të Robert Kasos, mobiluesit personaë të zyrave të titullarëve të shtetit me paratë e qytetarëve të varfër shqiptarë.

23 kontrata publike të lidhura me pushtetin lokal, ku kryeson bashkia Tiranë dhe ajo Shkodër për mobilim zyrash. Kaso është kthyer në klientin e preferuar qeveritar por më gjerë mbi shkeljet e kësaj kompanie me procedurat e tenderimeve publike do të shkruajmë në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit