Ukrainaset ndërmarrin nismën e veçantë: Shesin foto nudo për të ndihmuar ushtrinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2022, 00:47

Një grup vajzash ukrainase kanë treguar se ato kanë shitur fotot e tyre nudo për të financuar me 570,000 £ ushtrimë. Grupi është zotuar të vazhdojë të punojë në projektin "TerOnlyFans" derisa presidenti rus Vladimir Putin të vritet. Nastassia Nasko, themeluesja e grupit dhe shoqja e saj Anastasiya filluan projektin "TerOnlyFans" disa ditë pas pushtimit në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën (fjala "Ter" i referohet mbrojtjes territoriale).

Koncepti është disi i krahasueshëm me portalin e përmbajtjes së të rriturve OnlyFans, me përjashtim që të gjitha të ardhurat mbështesin ushtrinë ukrainase. Gjithsej 35 gra dhe 3 burra kanë dalë vullnetarë për t'iu bashkuar përpjekjeve të grupit që nga prezantimi i faqes. Nasko pretendon se shumica e donacioneve mbështesin mbrojtjen territoriale të Ukrainës. Shumica e donacioneve erdhën nga Ukraina, megjithëse kishte edhe donacione nga Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit