Policia tregon çka iu gjet Don Xhonit në kontrollin e detajuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 17:41

Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.

Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.

Në njoftim thuhet:

Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj.Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe, Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm. I Dyshuari

Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit