Tifozët e Interit mezi presin rikthimin e Romelu Lukakut. Nga Italia raportohet se ai vjen brenda ditës së mërkurë dhe tifozët zikaltër pritet që të jenë të shumtë në aeroport për t’i uruar mirëseardhjen njeriut të titullit në sezonin 2020-2021.
Madje, belgu ka vendosur të mbyllë përpara kohe edhe pushimet e tij, për të zbarkuar sa më shpejt në Milano. Pas akordit me Çelsin për huazimin njëvjeçar prej 8 milionë eurosh, plus bonuse, zikaltrit kanë edhe disa çështja delikate për të zgjidhur.
Nëse për largimet duhet sistemuar fillimisht Milan Shkriniar te PSG-ja, për afrimet është tema “Dibala” e cila duhet qartësuar.
Argjentinasi është lënë në pritje, derisa të zgjidhej prioriteti Lukaku. Për Dibalën oferta ka ngecur te 5 milionë eurot neto, plus 1 milion bonuse, për një numër të caktuar prezencash që duhet të arrijë argjentinasi.