Nuk ia dolën dot/ Vdes nëna dhe fëmija 6 vjeç në Berat, makina ra në lumë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.06.2022, 14:51

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Një automjet ka rënë në lumë dhe për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe fëmija i vogël, 6 vjeç.

Qytetarët janë hedhur në lumë, kanë çarë xhamat e makinë dhe e kanë nxjerrë nënën dhe djalin, por ata nuk kanë mbijetuar dot.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit