Pas sezonit të gjatë dhe të lodhshëm me Atletiko Madridin, Diego Simeone është duke pushuar në shoqërinë e djalit të tij, Xhovanit që u transferua te Verona këtë merkato vere.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto ku Diego dhe Xhovani Simeone shfaqen duke luajtur shah, megjithëse këtë e kanë bërë sipas mënyrës së tyre.
Trajneri argjentinas shihet i menduar për lëvizjen e radhës, por ajo që bën çudi është fakti se dyshja ka harruar rregullin bazë të shahut.
Kreu i pankinës së Atletikos luan shah pa… mbretin. Në rregullin e saj, kjo lojë përfundon kur njëri nga lojtarët "ha" mbretin. Mesa duket, babë e bir nuk po luajnë vërtet dhe e gjitha është bërë vetëm për një... foto.