Janë bërë publike ditën e sotme rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje.
Sipas të dhënave, provimin e lëndës me zgjedhje e kanë kryer 29775 maturantë.
Nga këta, 1144 maturantë ngelën duke marrë notën 4.00, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Sa i përket kalueshmërisë për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52.
Ndërkohë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila përmes një mesazhi publik, sqaron se testi nuk kishte asnjë gabim shkencor e se pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë duke diferencuar secilën notë.
Ajo shprehet e kënaqur me rezultatet e maturantëve.