Pasi firmosi kontratën me Bayernin e Mynihut, Sadio Mane ka zgjedhur edhe numrin. Senegalezi do të mbajë fanellën me numrin 17 te skuadra gjermane.
Deri më tani, numri 17 te kampionët gjerman është veshur ndër vite nga Zherom Boateng, ish-kapiteni Mark van Bomel, Christian Ziege dhe Torshten Fink.
Fanella e Manesë me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e Bajernit dhe në dyqanin online nga e marta.
Kujtojmë që javën e kaluar, lojtari nënshkroi për kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025. Në një prononcim të dhënë, Mane ka zbuluar arsyen pse zgjodhi numrin 17.
Ai tha: