Jeta Deda sjell vdekjen/ AKU lë qytetarët të helmohen që të pasurohen oligarkët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.06.2022, 18:22

Denoncime të pafundme ’përmbysin’ çdo ditë redaksinë e JOQ Albania nga qytetarë, konsumatorë në supermarketet e oligarkëve në çdo cep të Shqipërisë.

Ndërkohë që këta biznesmenë pasurohen me paratë e popullit, produktet që u ofrojnë për blerje nuk përmbushin as standardet më minimale të konsumit.

Si pasojë e temperarurave të larta, kontrollet e AKU në këto biznese të oligarkëve të vendit duhet të ishin shtuar, por duket se inspektorët e Jeta Dedës i ka frikësuar vapa dhe nuk dalin as nga zyrat.

Drejtoresha me emrin Jeta, duket se është promovuesja numër një e vdekjes nga helmimi të qytetarëve shqiptarë, pasi kjo punë konfliktesh interesi ka helmuar aq shumë strukturat e këtij institucioni ashtu si myku i kosave me fruta në marketet e oligarkëve.

0 kontrolle dhe abuzime në masë me datat e skadencave, fshirjes apo ndryshimit të tyre… me plot gojën mund të thuhet se në Shqipëri nuk ektiston siguria ushqimore. Zgjidhja e vetme për konsumatorët është të marrin në dorë rolin e vetë-inspektorit dhe të kontrollojnë produktet para se t’i blejnë, pasi AKU është institucion në shërbim të biznesmenëve të marketeve dhe jo popullit nga i cili paguhet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit