Zafir Berisha dyshohet ta ketë kërcënuar kryetarin Totaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2022, 09:59

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit ka denoncuar në polici një kërcënim i cili i është bërë përmes telefonit. E telefonuesi del të jetë kryetari i Nismës atje, Zafir Berisha.

Berisha dyshohet t’i ketë thënë kryetarit Totaj se do të ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalicionin, kjo si shkak i drejtorëve të zgjedhur në shkollat e këtij qyteti. Për këtë rast kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Përveç kësaj, Totaj edhe është sharë e ofenduar nga Berisha me fjalë shumë të rënda si dhe e ka paralajmëruar kryetarin se nuk do ta lë me kaq, pasi i njejti pretendon se e ka shfrytëzuar Berishen vetëm për fushatë zgjedhore.

Sipas gazetës sinajli rastin nuk e kanë konfirmuar policia e as palët, pasi sipas burimeve të tyre drejtoria Rajonale në Prizren po e mban rastin fshehur për t’i bërë favor Zafir Berishës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit