Kolumbia nuk fal tradhtinë e lojtarit të Barcelonës ndaj Shakirës, e shpall ‘non grata’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.06.2022, 09:11

Pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku, këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dhe futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique 35 vjeç nuk janë më bashkë.

Mediat e huaja shkruajnë se Pique e ka tradhtuar Shakirên me një kamariere 22- vjeçare.

Nëse ju keni dëgjuar të paktën njëherë tekstin e këngës së Shakira-s, “Me Enamore”, atëherë dini diçka për romancën e saj me futbollistin spanjoll, Gerard Pique, por kjo romancë u shkatërrua këtë vit pasi lojtari i Barcelonës e tradhtoi këngëtaren e shumë hiteve.

E pas tradhtisë, Gerard Pique duket se është i padëshiruar në Kolumbi, vendi i origjinës së ish-partneres së tij.

Kolumbia nuk e fal tradhtinë e raportuar të yllit të Barcelonës ndaj këngëtares së famshme.

Disa media propozuan shpalljen e futbollistit “persona non grata” në Kolumbi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit