Ministria e Jashtme Bullgare i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas gjuhës së përdorur nga ai ditën e djeshme në Bruksel. Ministria i kërkon Ramës të flasë me një gjuhë të përshtatshme për një politikan i një vendi kandidat për në BE.
Reagimi:
Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar. Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot. Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë kualifikime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kreu i qeverisë. Një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga natyra dhe mungesa e aftësive evropiane të komunikimit. Presim që kryeministri shqiptar t'i përshtatë mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.
Kujtojmë se dje Rama i quajti bullgarët turp dhe pengues në moshapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.