Një i ri britanik, të cilit iu hoqën organet gjenitale gjatë operacionit të ndryshimit të gjinisë ka paditur mjekët e operacionit.
Ai ankohet se mjekët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të operacionit që ndryshon trupin, i cili e ka lënë atë jopjellor.
Ai shkroi në Twitter:
Burri thotë se është homoseksual dhe seksualiteti i tij duhet të ishte diskutuar përpara operacionit radikal dhe të pakthyeshëm gjinor.
'Unë jam tredhur. Ky është termi i saktë. Nuk mund të besoj se ata mundën të bënin këtë gjë me mua. As që më pyetën nëse doja të ngrija spermën time, apo të kisha fëmijë në të ardhmen,' – thotë ai në Twitter, i cili ka 19,000 ndjekës.