Gjermani/ 24-vjeçari shqiptar u vra për një femër! Shoku i tij: Vajza kishte qenë e dashura e vrasësit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.06.2022, 16:39

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Gjermani, Blerim Kolës. Mësohet se i riu është vrarë nga një shqiptar i Maqedonisë, për një vajzë, e cila së fundmi ishte e dashura e Blerimit, por më herët kishte qenë edhe e dashura e autorit. Këtë e ka konfirmuar një mik i ngushtë i Blerimit.

Sipas mikut të ngushtë të Kolës, Blerimi e ka njohur vajzën në biznesin e pronarit të tij, i cili prej xhelozisë, por edhe prej një borxhi të mbartur ndaj 24-vjeçarit shqiptar, i ka marrë këtij të fundit jetën.

Miku i Blerimit tha:

Vajza ka qenë e dashura e Blerimit, por më parë ka qenë e dashur e pronarit ku ka ndodhur sherri. Nuk e dimë nëse ka raportuar në polici dhe nuk e njohim vajzën nga afër. Nuk e kanë publikuar në gazetë. Janë njohur bashkë dhe kanë vendosur të jenë bashkë, ndoshta si ka ardhur mirë atij pronari. Nuk dihet a ia ka pas Blerimi atij apo ai Blerimit. Përpara katër muajsh ata kanë pasur një problematikë dhe kanë qëndruar 24 orë të arrestuar në polici, e cila i ka liruar më pas me idenë se ishte mbyllur ky sherr. Sipas informatave e kanë pasur të ndaluar t’i afrohen njëri-tjetrit në distancë 500 metra. Por e kanë thyer urdhrin e mbrojtjes. Atë ditë që janë therur kanë ardhur ndihmat e shpejtë. Thuhet se Blerimi ka vdekur ditën tjetër (e premte) në mëngjes. Ditën tjetër ka dhënë shpirt Blerimi në spital. Një goditje me thikë e ka marrë afër zemrës dhe dy të tjera në bark. Daja i vetë ka shkuar atje por nuk ishte kryer hala autopsia dhe merren autoritetet me këtë. Procedurat do zgjasin edhe një javë tjetër, derisa t’i bëjnë autopsinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit