Elisa Spiropali: Po i cënoni reputacionin burrit të Xhaçkës! Po t’ju hedhë në gjyq, fiton

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 11:39

Ditën e sotme pati replika midis opozitës dhe qeverisë mbi lejen për ndërtimin e një resorti në Himarë të bashkëshortit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Baahkëshorti i ministres, Artan Gaçi u shpall me status ‘investitor strategjik’ dhe iu vu në përdorim një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Kompania që do e ndërtojë resortin është AG.TTC Sh.p.k në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka me administratore një shtetase amerikane, e cila supozohet të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres.

Elisa Spiropali ka reaguar mbi këtë debat sot në Kuvend duke mbrojtur ministren Xhaçka dhe duke deklaruar se nëse bashkëshorti i saj do t’i kishte hedhur në gjyq, do fitonte pasi i kanë cënuar reputacionin investitorëve.

”Statusi i investimeve strategjike nuk është favor, por e drejtë ligjore që iu jepet investitorëve. Kundrejt një të mire publike që këta investitorët i sjellin vendin. Xhaçka nuk është anëtare e Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk është pjesë e vendimmarrjes. Kjo përjashton përfshirjen e saj në konflikt interesi. Sa i takon mbledhjes së Këshillit të Ministrave përpara mbledhjes Xhaçka ka njoftuar të mos marrë pjesë për të garantuar paanshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave,”-ka deklaruar ajo ndër të tjera…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit