Haxhiu: Nëse nuk kalon Trusti, do të bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 10:27

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues i projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti pensional ka paralajmëruar Qeverinë Kurti se nëse nuk kalon ky projektligj, opozita do t’i bllokojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Pushteti duhet ta kuptojë një çështje, opozita është e bashkuar në kërkesën për Trustin, është kërkesë e qytetarëve, dhe nëse pushteti nuk reflekton do të ketë problem me kalu marrëveshjet ndërkombëtare në ta ardhmen”, tha Haxhiu.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit