Ndërron jetë poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 23:51

Të mërkurën e 22 qershorit, ka ndërruar jetë poeti i njohur kosovar, Xhevdet Bajraj.

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadil Bajraj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

Xhevdet Bajraj, u lind në vitin 1960, i cili ka qenë një poet dhe skenarist shqiptar etnik kosovar që ka banuar në Meksikë.

Bajrajt i është dhënë rezidenca në Meksikë si refugjat falë Parlamentit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve që i ka ofruar opsionet e Francës, Italisë apo Meksikës.

Ai ka ikur nga lufta në Kosovë për një Mexico City më paqësore ku ka banuar me gruan e tij dhe dy fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit