“Bomba” e merkatos, Ronaldo mund të rikthehet tek Juventus

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.06.2022, 18:53

Jo vetëm Neymar për Juventusin. Gazeta spanjolle Sport, pasi raportoi mëngjesin e sotëm për thashethemet për interesimin e bardhezinjve për rekrutimin e yllit brazilian, hodhi në treg një tjetër bombë të bujshme.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta në fjalë, Cristiano Ronaldo i është ofruar në mënyrë sensacionale Juventusit nga agjenti i tij Jorge Mendes. Në mënyrë krejt të papritur, pra, portugezi mund të kthehet në Torino vetëm një vit pas lamtumirës, ​​për sa kohë që paga të ulet ndjeshëm.

Aventura e CR7 në Manchester United nuk shkoi ashtu siç pritej dhe vendi i gjashtë i Djajve të Kuq në Premier League nuk e kënaqi aspak lojtarin. Në funksion të asaj që do të jetë Botërori i tij i fundit, në fakt, Ronaldo dëshiron të qëndrojë në nivele të larta dhe kjo nënkupton të luajë Champions League: një shigjetë më shumë në harkun e Zonjës së Vjetër. Nga Neymar te Ronaldo, thashethemet ndezin merkaton e Juventusit, me tifozët që ëndërrojnë.

Burimi: SPAZIOJ.IT | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit