Në gjendje të rënduar/ Shakira shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pique

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.06.2022, 17:07

Nuk ka qenë aspak një periudhë e lumtur kjo për Shakirën, të paktën sa i përket jetës personale, teksa martesës së saj me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, i ka ardhur fundi. Që prej kohës kur lajmi i ndarjes së tyre u bë pulbik, këngëtarja e njohur nuk kishte bërë asnjë dalje publike, deri më tani.

Artistja e hitit "Hips don't lie" është fotografuar teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë, ndërsa gjendja e saj nuk duket edhe aq e mirë, madje deri diku e rënduar.

Ndoshta për shkak të mënyrës si po e përjeton ndarjen nga futbollisti spanjoll, ndoshta për shkak edhe të rrethanave si janë shkrepur fotot, pasi gjëja e fundit që ka dashur në rrugën e saj janë fotografët, këtë nuk mund ta themi dot, megjithatë e sigurtë është se Shakira nuk është në atë formën që jemi mësuar gjithnjë ta shohim.

Këngëtarja latine dhe Pique konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar, nga e cila kanë edhe dy djem Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë. Arsyeja e ndarjes së tyre u përfol që ishte një tradhëti e futbollistit, por kjo nuk është konfirmuar nga asnjëra prej palëve, ndërsa Pique është fotografuar me një grua misterioze në një festë në Stokholm ditët e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit