Kovaçevski: Qeveria nuk ka pranuar asnjë propozim francez, por edhe nëse pranon kemi kushte

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2022, 16:43

Kryeministri i vendit, edhe një herë ka konfirmuar se nuk ka arritur ende propozim francez për zgjidhjen e kontestit mes RMV-së dhe Bullgarisë por edhe nëse arrinë, Kovaçevski thotë se për t’u pranuar i njejti, ka disa kritere.

Siç bën të ditur Kovaçevski, janë pesë elemente të cilat duhet të përmbushen që ai propozim të jetë i pranueshëm për Maqedoninë e Veriut:

Formulim i pastër për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje të qartë të identitetit maqedonas Çështjet historike nuk mund të jenë kritere në kornizën negociuese Negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës.

Garanca të forta edhe nga Bullgaria edhe nga Bashkimi Evropian se bullgarët nuk do të kushtëzojnë me kërkesa të reja, jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën negociuese dhe protokolit bilateral i cili ende nuk është harmonizuar me Bullgarinë. Çdo vendim dueht të konsultohet edhe me institucionet e RMV-së. Ndryshe Kovaçevski së bashku me Ramën dhe Vuçiqin do të udhëtojnë për në Bruksel, t’ia bëjnë me dije BE-së se po e rrezikojnë kredibilitetin në Ballkanin Perëndimor. Që të tre, nuk janë optimist për një lëvizje nga Bullgaria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit