Denoncimi i punonjësit të bashkisë Prrenjas: Ata që presin pyjet pa leje, më shkatërruan fadromën!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.06.2022, 15:48

Prerja e paligjshme e pemëve ne pyje dhe jo vetëm, nga veriu në jug të Shqipërisë, është një problem i madh, të cilit ende nuk i është dhënë një zgjidhje nga autoritetet përkatëse. Megjithatë duket se edhe kur institucionet shtetërore, përpiqen që të vendosin rregull dhe të minimizojnë dëmin që i bëhet natyrës e për rrjedhojë të gjithëve ne, përballen me vështirësi që vijnë nga njerëzit që përfitojnë nga prerja e këtyre punëve.

I tillë është edhe rasti i denoncuar nga një qytetar në redaksinë tonë, me saktësisht nga një punëtor i bashkisë së Prrenjasit, i cili bën me dije se ditën e djeshme në njësinë administrative Stavraj, pasi ka bërë punën e caktuar për bllokimin me fadromë të segmenteve të paligjshme ku ralizohet prerja e druve, sot përballet me një situatë tejet problematike pasi i kanë thyer xhamat e fadromës, madje i kanë prerë edhe tubat e mjetit.

Në bashkëbisedimin që ne kemi pasur me të, ai shprehet se sipas tij janë pikërisht personat që presin në kontrabandë pyjet në këtë zonë, ata që i kanë thyer xhamat e fadromës, sigurisht në shenjë kërcënimi apo shantazhi.

Denoncimi i ardhur në redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ jam nje punojes i bashkis prrenjas fadromist dua te bej publike qe dje ne njesin atministrative stravaj po benim bllokimet e segmenteve te paligjshme per parandalimin e prerjeve te paligjshme mekan thyer xhamat edhe mkan prere tubat ju lutem vetem anonim

Pjesë nga biseda me qytetarin që ka bërë denoncimin:

JOQ: Kush mendoni se i ka thyer?

Qytetari: Kondrabanda qe presin pa leje. Ne bem mbylljen e degzimeve ata ben thyerjen e xhamave te fadromes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit