“Çudira” nga SPAK/ Një fshat i tërë dëshmitarë për Bektashin që korr grurin, duan t’i marrin autokombanjën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.06.2022, 13:03

240 banorë të fshatit Kozare kanë përfunduar në SPAK. E çuditshme ta dëgjosh, por kjo është vepër e OFL-së, e cila ka piketuar një fermer në fshatin Kozare dhe e akuzojnë se e ka blerë autokombanjën që korr grurin me lekët e drogës që i biri trafikon në Itali.

Mirëpo, banorët e fshatit Kozare, thonë se Bektash Shtëpënja, është një burrë i ndershëm dhe gjithçka e ka me punë. Ata tregojnë se e marrin gjithmonë Bektashin për të korrur grurin, dhe ai është korrekt për punën që bën.

Deri më tani 120 banorë kanë dëshmuar, ndërsa pritet që të dëshmojnë edhe 120 banorë të tjerë. Vetë Bektashi nuk ka shkuar në gjyq, pasi sipas tij është fushata e grurit dhe nuk mund ta lërë në mes.

Një banor i fshatit Kozare ka thënë:

Ai është fermer i shkëlqyer. Vetëm në dorë ia kemi dhënë lekët. Pardje e korra unë, 6 dynym. Në dorë ia dhashë lekët. Është rritur edhe çmimi sivjet. Unë nuk e njoh mirë, fëmijët nuk ia njoh por Bektashi nuk është marrë me këto gjëra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit