Bëhet shkrumb e hi ‘Suzuki’ në Delvinë, informacionet e para

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë. Një makinë është djegur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen '9 nëntori' në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:50. Mjeti i djegur i tipit 'Suzuki' është në pronësi të personit me inicialet L.K, i cili banon në Delvinë

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.06.2022, rreth orës 00:50, në lagjen “9 nëntori”, Delvinë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. K., banues në Delvinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit