Vrau shqiptarin në Gjermani/ Turqia nuk dënon ish-bosin e bandës famëkeqe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.06.2022, 07:57

Erkan A, i cili konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar pritet të mos dënohet për vrasjen e një shqiptari.

Media e huaj BILD shkruan se nëse do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizimi rrufe”.

Ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Town”, pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi.

Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit dhe mikun e tij.

Krimi i rëndë ndodhi më 19 shkurt të vitit 2016, ku shqiptari Kushtrim P. 29-vjeç u qëllua në fytyrë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit