Vdekja e të moshuarve në Tiranë: Gruaja ndërroi jetë, burri s’e përballoi dot dhe vdiq pas saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2022, 23:29

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë. Një çift të moshuarish u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre në zonën e quajtur “Nënstacioni i Selitës”. Në fillim u tha se Safet Muçaj ishte vetëvarur dhe bashëshortia e tij ka pësuar atak dhe ka vdekur. Por duket se e vërteta e kësaj ngjarje është ndryshe. Në media tani raportohet se ka qenë gruaja, Arta Meçaj ajo që ka ndërruar jetë e para për e më pas burri, Safeti duke mos përballuar humbjen e bashkëshortës ka vendosur që t’i japë fund jetës.

Bëhet e ditur se gruaja vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka pësuar atak gjatë mbrëmjes së djeshme, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga Policia. Banorët e lagjes kanë treguar për mediat se dy të moshuarit ishin gjithmonë bashkë dhe nuk ndaheshin asnjëherë, madje merreshin edhe si shembull prej tyre për marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit