Mesnatën e kaluar pas orës 1 të mëngjesit, shpërtheu një zjarr i madh në katin e nëndheshëm në garazhin e një pallati në rrugën "Aleksandri i Madh" në Astir.
Pas ngjarjes që la të plagosur 8 persona dhe dogji katër makina, ekspertiza paraprake ka nxjerrë në dritë detaje të reja.
Mësohet se shënjestër e autorëve të paidentifikuar ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, Dritan Llanaj.
Ekspertë antieksplozivë të RENEA-s thonë se autorët i vendosën tritol makinës së pronarit të pallatit ku shpërtheu zjarri dhe rrezikoi banorët.
Kujtojmë që vëllai i pronarit të makinës dhe pallatit që u përfshi nga flakët mesnatën e kaluar është Sino Llanaj, biznesmen që mbeti i plagosur në janar të vitit 2021 pas një sherri mes dy ortakëve për shitjen dy herë të apartamenteve në kryeqytet.
Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë, teksa shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes në fjalë.
Vëllai i Dritan Llanajt, Sino Llanaj, emër i njohur për policinë