Aksident i rëndë në Belsh, vdes një 15-vjeçar

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 20.06.2022, 16:04

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në aksin Belsh-Kuçovë. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka vdekur një 15-vjeçar.

Gjithashtu, raportohet se ka mbetur i plagosur një tjetër person.

Bëhet me dije se 15-vjeçari ishte në motor me shokun e tij.

Njoftimi i policisë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit