Konjufca takon Thaçin dhe Veselin në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.06.2022, 21:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe sot ka qëndruar në Hagë.

Ai ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo është bërë e ditur nga kabineti i kryeparlamentarit, Konjufca.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Konjufca kanë deklaruar se tashmë ka përfunduar takimi me Thaçin dhe Veselin.

“Sot kemi përfudnuar vizitën edhe tek Thaçi dhe Veseli”,është thënë shkurt.

Ndryshe i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qëndruar për vizitë në Hagë, ku dje ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi si dhe Pjetër Shalën.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, shkroi dje shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca pati deklaruar se këtë vizitë po e bën me qëllim që të shoh nga afër se si po trajtohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do të flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte deklaruar Konjufca./Lajmi.net/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit