Itali/ Burri vret gruan e veten me thikë, fqinjët i gjejnë të mbuluar në gjak

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.06.2022, 17:13

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar sot pak pas orës 02:00 të mëngjesit në zonën e Novolit në Lecce.

Një burrë mësohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje.

Sipas mediave italiane, çifti ishte kthyer pas një feste në shtëpi dhe kanë nisur të konfliktohen për arsye që janë ende mister pasi protagonistët e sherrit ndërruan jetë të dy.

Sipas dëshmive të fqinjëve, Matteo Verdesca dhe Donatella Miccoli janë zënë me fjalë, ndërsa thonë se ulërimat e tyre janë dëgjuar në të gjithë lagjen.

Në momentin që në shtëpinë e çiftit ka rënë qetësia, fqinjët janë afruar të alarmuar dhe kanë parë të gjithë vendin e mbuluar me gjak.

Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë gjetur çiftin e pajetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit